Çmendet Ribery: I shan me familje ata që e kritikuan për biftekun prej ari (FOTO)

Franck Ribery nuk e kanë përmbajtur nervat teksa ka sharë rëndë ata qe kritikuan për ngrënien e një biftekut të larë në ar.

Francezi ishte me pushime në Dubai teksa vizitoi restorantin “Nusr-Et” për të shijuar një biftek të larë në flori 24-karatësh, i cili kushtoi 1200 euro.

Nusret Gökçe, i njohur në gjithë botën dhe si “Salt Bae”, e mirëpriti dhe i shërbeu vetë francezit në tryezë.

“Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Ua q**** nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë”, ka thënë Ribery.

‘Suksesi im është fal Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan në mua. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”. Shkroi në Intstagram Ribery.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here