20 klubet më të shtrenjta në Europë – Manchester City lë pas Realin

Manchester City është skuadra më e shtrenjtë në Evropë pasi drejtuesve të klubit i ka kushtuar plot 800 milionë euro.

Pagesat e transferimeve janë rritur shumë në pesë vitet e fundit dhe 50 milionë euro tani dukshëm është shifra minimale që ju do të paguani për një lojtar të klasit të lartë në Evropë.

Me çmimet e transferimeve që po rriten nga viti në vit, Goal.com ka hedhur një vështrim se cilat skuadra janë më të shtrenjtat në Evropë.

Skuadra më të shtrenjtë në botë aktualisht është Manchester City, pasi drejtuesve të klubit anglez i ka kushtuar plot 800 milionë euro së bashku për tu ndëruar.

Kjo shifër thuhet se është rritur për 13 për qind në vetëm 12 muajt e fundit, pasi të dhënat janë të raportua nga UEFA për vitin financiar 2017.

Pas Cityt vjen Real Madridi me 790 milionë, ndërsa skuadra e tretë më e shtrenjtë për tu ndërtuar ka kushtuar Manchester Unitedi me 751 milionë euro.

Në listë sigurisht që gjinden edhe skuadra tjera që njihen për shpenzime si Chelsea, Juventus, Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Barcelona.

Klubet më të shtrenjta në botë:

10.Inter | 394 milionë euro, 9.Bayern Munich | 415 milionë euro, 8.Barcelona | 429 milionë euro,  7.Arsenal | 508 milionë euro,  6.Paris Saint-Germain | 525 milionë euro, 5.Juventus | 529 milionë euro, 4.Chelsea | 531 milionë euro, 3.Manchester United | 751 milionë euro,  2.Real Madrid | 790 milionë euro, 1.Manchester City | 800 milionë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here