Leonardo dëshiron Piatekun, por Gattuso ka kërkuar transferimin e një tjetër sulmuesi

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thuhet se dëshiron një marrëveshje për sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi para atij te Genoas, Krzysztof Piatek.

Rossonerët nuk po gjejnë qetësi në sulmin e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të largohet edhe i ardhuri i verës, Higuian, nga San Siro.

Me Higuianin, i cili pritet të nënshkruaj me Blutë e Londrës, Gattusos do t’i dorëzohet një zëvendësim i drejtpërdrejtë nga drejtuesit e Milanit.

Sipas mediumit italian Leggo, i preferuari i drejtuesve të Milanit është sulmuesi i Genoas, polaku Piatek.

Megjithatë, nga ana e tij, Gattuso favorizon një sulmues tjetër për ta pasur në urdhrat e tij.

Bëhet fjalë për belgun Batshuayi, pavarësisht dështimit të tij te Valencia këtë sezon.

Sulmuesi është gjithashtu në bisedime me Monacon, të cilët kanë konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet mbi kushtet që Chelsea janë duke kërkuar.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në aksin Londër-Milano dhe një shkëmbim huazimesh lehtë mund të ndodh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here