Ronaldo të martën para gjykatës, ja se çfarë pritet të ndodhë me portugezin

Cristiano Ronaldo duket sikur kishte gjetur një marrëveshje dhe premtoi një kompensim prej 18 milionë eurosh për cështjen e evazionit fiskal në Spanjë.

Megjithatë ylli i Juventusit do të jetë në sallën e gjyqit në Madrid të martën së bashku me ish futbollistin Xabi Alonso.

Cristiano Ronaldo dhe Xabi Alonso do ritakohen së bashku por jo në fushë. Të dy ish-lojtarët e Real Madrid do të jetë te pranishëm në gjykatë të martën, më 22 janar në Madrid, sepse ata ishin të akuzuar për fshehjen e taksave në Spanjë gjatë kohës që luanin te Reali i Madridit.

Ndërkohë Ronaldo ka arritur një marrëveshje me autoritetet tatimore, raportojnë mediat spanjolle.

Ai të martën do të jetë i pranishëm në gjykatën e Madridit, teksa do të jetë i gatshëm të pranojë fajësinë dhe për të paguar 18 milionë euro shtetit spanjoll .

Në qershor të vitit 2017, Cristiano Ronaldo kishte rëndë dakord të paguajë 13 milionë euro, por marrëveshja nuk u arrit.

Ai ishte dënuar me 23 muaj burg por ligji spanjoll në fakt parasheh pezullimin e dënimeve deri në dy vjet për ata që nuk kanë të kaluar kriminale.

Procesi fillimisht ishte planifikuar për në 21 janar, por të hënën në mbrëmje Juventusi luan ndaj kundër Chievos.

Për këtë arsye gjyqi është shtyrë për 24 orë pasi Ronaldo do luajë titullar ndaj Chievos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here