Candreva si mall shkëmbimi, Interi mund të marr nën kampionin e botës

Interi dhe skuadra turke e Beshiktashit janë duke u menduar për një shkëmbim të mundshëm midis Antonio Kandrevës dhe mbrojtësit kroat Domagoj Vida. Njëri i datëlindjes ’87 dhe tjetri i ’89. Gjithsesi, ky lajm i publikuar nga “Fc Inter News” është kontradiktor me atë që pohuan zikaltrit ditën e djeshme në lidhje me mesfushorin italian.

Agjenti i Kandrevës deklaroi se Interi dëshironte ta mbante lojtarin deri në fund të sezonit, pasi beson ende se ai mund të japë kontributin e tij për zikaltrit.

Një fakt tjetër pse kjo marrëveshje nuk mund të kryhet lidhet me mbrojtësin Miranda. Interi do të merrte një mbrojtës vetëm nëse do të largohej një tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here