E konfirmuar: Joshua do të përballet me Miller

Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas do të jetë kundër Jarrell Miller në New York, ndërsa dueli pritet të ndodhë në muajin maj ose në muajin qershor dhe do të konfirmohet në javën e ardhshme.

Emri i kundërshtarit të radhës së britanikut ka qenë një temë shumë e përfolur në muajt e fundit, por duket se më në fund kampioni i unifikuar do të debutojë me një përballje në SHBA gjatë këtij viti.

Data 13 prill ishte caktuar për duelin e radhës së Joshuas që është pritur të zhvillohet në Wembley, ndërsa është pritur të ndeshet me Tyson Fury, Deontay Wilder apo Dillian Whyte.

Mirëpo, me asnjërin prej tyre nuk është arritur marrëveshje, ashtu që dueli do të zhvillohet kundër amerikanit Miller, i cili po ashtu është i pamposhtur dhe i ka fituar 23 meçe.

Dillian Whyte tash pritet të ndeshet me Alexander Povetkin, Luis Ortiz apo Dominic Brezeale.

“Meçi ndaj Joshuas është i vdekur. Nuk do të ndodhë tash, prandaj po vazhdojmë tutje. Gjëja e mirë është se jam në një pozitë ku kam disa opsione. E kemi dashur duelin, mendoj se edhe ata e kanë dashur duelin, por nganjëherë bisedimet dështojnë.

“Do të ndeshem më 20 prill këtu (O2 Arena) shpresoj ndaj Dominic Breazeale, Alexander Povetkin, Luis Ortiz ose dikujt tjetër”, ka thënë Whyte për Sky Sports.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë dy boksierët të cilët tifozët do të dëshironin t’i shihnin në ring me Joshuan. Dy boksierët u ndeshën me njëri tjetrin në muajin dhjetor dhe u ndanë baras, ashtu që amerikani e mbajti titullin WBC.

Ata pritet të zhvillojnë një rimeç gjatë vitit 2019 që me shumë mundësi do të zhvillohet në Britani të Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here