Zbulohet buxheti qesharak i Arsenalit për merkaton e verës

Topçinjtë kanë vendosur që në merkaton e verës të tregohen ekonomik.

Traineri i Arsenalit, Unai Emery për merkaton e verës do të ketë në dispozicion vetëm 40 milionë paund, raporton The Mirror.

Spanjollit iu lejua në janar vetëm që të huazojë lojtarë për shkak të buxhetit të restriktuar.

Emery do ta ketë mjaftë të vështirë edhe në merkaton e verës, pasiqë do të ketë në dispozicon vetëm 40 milionë paund.

Denis Suarez ishte përforcimi i Topçinjëve në merkaton e janarit, ndërsa Arsenali do të ketë mundësi që ta blejë kartonin e tij për 18 milionë paund në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here