Edi Rama premton: Shqipëria do të fitojë një tjetër stadium modern!

Edi Rama teksa gjendet sot Korçë në dha një lajm të mirë për stadiumin e Skënderbeut.

Rama e cilësoi si qesharake gjendjen aktuale të stadiumit në Korçë, dhe pas përfundimit të stadiumit të Kukësit, ku për momentin po bëhen matjet për ndërtimin e tij, do të vijojë puna për ndërtimin e impiantit të ri në Korçë.

“Nuk mund ta lëmë stadiumin ende në atë gjendje që është, qesharake. Ne do angazhohemi seriozisht, ta bëjmë një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë. Skënderbeu e meriton një stadium të ri, dinjitoz. Pas Kukësit, do vazhdojmë me stadiumin e Skënderbeut. Mes fushave dhe stadiumit, do të ketë dhe një hotel” – ishte fjala e kryeministrit Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here