Reali përsëri për shopping te City, Mbretërit dëshirojnë yllin e Qytetarëve

Mesfushori i Manchester City-t Bernardo Silva thuhet të jetë në krye të listës së dëshirave të Real Madrid. 

Gjithsesi, portugezi i Citizens shprehet se nuk di asgjë, kur pyetet konkretisht për interesin e Los Blancos.

“Interesi i Madridit? Nuk di asgjë, kështu që nuk mund të flas. Pasi nuk e di se sa e vërtetë është, unë s’kam dëgjuar asnjë thashethem,” shprehet 24-vjeçari për Record.

Ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Pep Guardiola-s, i cili disa ditë më parë është shprehur se është i pazëvendësueshëm.

Silva është në bisedime për rinovimin e kontratës e cila aktualisht skadon në vitin 2022.

“Jam i lumtur këtu. Kontrata ime zgjat edhe tre vite dhe do të kisha dëshirë të rinovoja.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here