Ja si do të dukej formacioni i Chelsea nën drejtimin e Zidane (FOTO)

Chelsea po konsideron marrjen e Zinedine Zidane për të zëvendësuar Maurizio Sarri, para përfundimit të sezonit.

“The Sun” zbuloi sot se bordi drejtues i “Blues” është mbledhur këtë javë dhe ka diskutuar për situatën me trajnerin italian, pozitat e të cilit janë lëkundur fort pas poshtërimit 6-0 ndaj Manchester City.

Refuzimi kokëfortë për të ndryshuar taktikat “Sarri-ball”, për të hequr dorë nga Jorginho dhe trajtimi i vazhdueshëm jopozitiv i Callum Hudson-Odoi kanë provuar të jenë faktorë kundër 60-vjeçarit.

Sidoqoftë, nëse Zidane, i cili fitoi tre trofe rresht të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, mbërrin së shpejti në stolin e Chelsea, natyrshëm ngrihet pyetja: si do të formohej ekipi i tij?

“The Sun” flet për një plan afatshkurtër, sepse Zidane do të duhet të punojë me skuadrën e tanishme dhe të presë disa muaj, derisa të ketë mundësinë të sjellë lojtarë të rinj në “Stamford Bridge”.

Ndryshe nga Sarri, francezi i njohur i ka qëndruar fort formacionin të tij 4-3-3, edhe në kohën më të keqe. Hera-herës, Zidane provoi te Real Madrid se mund të jetë taktikisht edhe fleksibël.

Skuadra e tanishme e Chelsea nuk ka askënd pranë nivelit të talenteve që Zidane kishte në dispozicion të tij në kryeqytetin spanjoll. Vetëm Eden Hazard do të “kuotohej” në ekipin e tij të bardhë.

Nëse kampioni i botës do të mbërrinte para përfundimit të sezonit te blutë e Londrës, atëherë do të duhej t’i “përziente kartat” me grupin që ka. Gjithnjë, duke ruajtur modulin 4-3-3. 11-shja e tij, sipas “The Sun”, do të ishte si më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here