Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, pasi këta të fundit nuk llogarisin më në shërbimet e tij.
Uellsiani është duke dështuar të rikthehet në formën e tij më të mirë në këto dy sezonet e fundit, andaj madrilenët e duan shitjen e tij.
Real Madrid ka pranuar disa oferta për Balen, andaj kërkojnë 100 milionë euro nga shitja e tij.
Uellsiani po e mendon rikthimin në Premierligë, aty ku e kërkojnë Chelsea, Manchester United dhe Tottenham.