Ja se çfarë duhet të bëjë Sarri për ta shpëtuar nga shkarkimi

Chelsea duhet të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup në mënyrë që Sarri të vazhdojë punën e tij në Samford Bridge. 

Sipas The Guardian, Sarri do të jetë trajneri i The Blues në ndeshjen e radhës ndaj Malmo-s të enjten.

Chelsea ka fituar 2-1 ndeshjen e parë, por gazeta paralajmëron se një tjetër disfatë ndaj Qytetarëve do të çonte në shkarkimin e tij.

Chelsea është mposhtur 6-0 nga skuadra e Pep Guardiola-s në fillim të shkurtit dhe në ndeshjen e FA Cup, të humbur ndaj Manchester United 2-0 të hënën, tifozët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Vendimi për të ardhmen e ish-trajnerit të Napolit do të merret nga pronari Roman Abramovich, megjithëse rusi nuk ka parë asnjë ndeshje të këtij sezoni nga shkallët e stadiumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here