Ky është plani i Realit për të transferuar Eden Hazardin

Ylli belg mbetet dëshira e madhe e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për verën e vitit 2019.

Mediet në Spanjë shkruajnë se kampionët e Evropës tashmë kanë bërë gati planin për transferimin e 28 vjeçarit në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid, për transferimin e Edin Hazard do të përdorur strategji të njëjtë sikurse me Thibaut Courtois.

‘Los Blancos’ po përcjellin me interes të lartë situatën e Hazard, dhe refuzimet e vazhdueshme të këtij të fundit për të vazhduar kontratën me Chelsean, e cila përfundon në vitin 2020.

Me një kontratë që po shkon drejt përfundimit, Chelsea në verën e këtij viti mund të ndjehet e detyruar të heq dorë nga Hazard, dhe Real Madrid e sheh veten në ‘pole position’ për të transferuar atë, me një vlerë ndoshta më të ulët se sa vlera reale e lojtarit në treg.

Një strategji të ngjashme, Real Madrid e ka përdorur edhe te transferimi i Thibaut Courtois, për të cilin ka paguar një shumë pothuajse modeste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here