Zyrtare: Fulham shkarkon Claudio Ranierin

Fulham ka shkarkuar Claudio Ranieri-n dhe është vënë në kërkim të trajnerit të tretë të këtij sezoni teksa klubi londinez ndodhet në vend të 19-të të Premier League. 

Humbja e fundit e italianit ishte 2-0 ndaj Southampton, e cila ka lënë Cotters 10 pikë larg qëndrimit në Premier League.

Ranieri u ul në stolin e skuadrës gjatë nëntorit të kaluar pasi shkarkimit të Slavisa Jokanovic.

Ai ishte trajneri i skuadrës për 16 ndeshje, duke përfshirë fitoren 3-2 ndaj Southampton në ndeshjen e parë.

Ai firmosi një kontratë shumëvjeçare me Fulham kur ekipi ishte në vend të fundit, por nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here