Futbollisti kroat shkatërron një dyqan me makinën e tij për shkak të një çokolate (FOTO)

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Kroaci.

Futbollisti i Osijek dhe anëtari i përfaqësueses U21 të Kroacisë, Petar Bockaj ka bërë gafën më të madhe në jetën e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.

Futbollisti në gjendje të dehur ka përplasur automjetin e tij në një dyqan të pompës së benzinës.

Punëtorët e pompës kanë qenë duke e ndërruar ndrrimin e tyre në punë dhe Bockaj është treguar i padurueshëm, pasiqë nuk ka mundur të blejë çokolatën në ato momente dhe ka vendosur që ta shkatërrojë dyqanin e pompës.

Klubi i Osijekut ka organizuar një mbledhje urgjente dhe është vendosur që Bockaj të përjashtohet nga klubi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here