United me përmbysje ndaj Southampton vazhdon ecurinë , City rimerr kreun (VIDEO)

Manchester City ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Bournemouth dhe ka marrë kryesimin e Premier League me një ndeshje më shumë se Liverpool. 

Qytetarët kanë dominuar sfidën, por nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë e krijuara përgjatë 90 minutave.

Ishte goli i shënuar nga Riyad Mahrez, i cili mori vendin e të dëmtuarit Kevin De Bruyne, që vendosi takimin.

Algjeriani ka shënuar në minutën e 55-të të takimit pas pasimit të David Silva. Aguero the Sterling rrezikuan jo pak herë portën e Boruc deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar.

 

 

Ndërkohë Manchester United ka fituar 3-2 ndaj Southampton falë dopietës së Romelu Lukaku-t që përmbysi gjithçka.

Ishte një ndeshje fantastike në Old Trafford dhe në fund, Djajtë morën një fitore të merituar duke u ngjitur në vend të katërt, një vend që do t’i mundësonte kualifikimin në Champions League.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me supergolin e Valery. Pas pushimit, Pereira dhe Lukaku përmbysën për vendasit.

Megjithatë, Southampton shënoi një tjetër gol të mrekullueshëm me Ward-Prowse nga goditja e dënimit.

Në minutën e 88’, Lukaku i jep tre pikët ekipit të tij me një gol fantastik nga distanca.

Në minutat e fundit të takimit, Paul Pogba humb një penallti, por që nuk kishte shumë rëndësi pasi United ka marrë tre pikë të rëndësishme.

]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here