Lajm i mirë për Juventus, ylli i Atleticos do të mungojë në ndeshjen e kthimit

Ata do të synojnë të neutralizojë disavantazhin prej dy golave, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur 2:0.

Por, para sfidës së kthimit, ata kanë pranuar një lajm të mirë, pasi ylli i madrilenëve, Filipe Luis pritet t’i mungojë skuadrës.

Ai po vuan një dëmtim muskulor, në këmbën e majtë, dhe kjo pritet t’ia humb atij ndeshjen e dytë ndaj kampionëve të Serie A, transmeton lajmi.net.

Braziliani ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë, madje mund të themi se ishte një nga më të mirët në radhët e ‘Rojiblancos’.

Mbetet të shihet se si do ta mbulojë Diego Simeone zbrazëtinë e lënë nga Filipe Luis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here