Manchester United ka piketuar mbrojtësin e Benficas si përforcimin e rradhës

Drejtuesit e Manchester United vazhdojnë të jenë në kërkim të një lojtari ideal për repartin e mbrojtjes.

Tashmë sytë e ‘Djajve të Kuq’ janë drejtuar nga Portugalia, aty ku po vëzhgojnë me mjaft interes mbrojtësin e Benficës, Ruben Dias.

21-vjecari u ndoq nga afër në takimin që ‘Shqiponjat’ luajtën në Europa League ndaj Dinamo Zagreb. Skautë të klubit anglez ishin të pranishëm në Zagreb, për të ndjekur mbrojtësin portugez, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga Juventus.

Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2021, ndërkohë që klubi portugez kërkon rinovimin, por vështirë se mbrojtësi do të mbetet aty përtej qershorit të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here