Capello zbulon tre gjenitë e futbollit, mungon Ronaldo

Tregolëshi i realizuar në ndeshjen e fundit të Champions League nuk ka mjaftuar për të bindur Fabio Capello-n.

Për ish-trajnerin, Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në elitën e “gjenive” të futbollit.

Capello ka zbuluar në studiot e “Sky” ata që sipas tij janë tre lojtarët më të rëndësishëm të historisë së futbollit, duke lënë jashtë yllin e Juventus-it.

“Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, Messi është një gjeni. Gjenitë e futbollit janë tre: Pele, Maradona dhe Messi”, kanë qenë fjalët e ish-trajnerit.

“Cristiano është shumë i fortë, të ndihmon të fitosh gjithçka, por Messi është një gjë tjetër. Kam luajtur kundër Messi-t kur ishte 16 vjeç dhe kam mbetur pa fjalë”, ka shtuar Capello.

“Bënte të njëjtat gjëra që bën sot kur ishte 20 vite më i ri, sepse ka lindur gjeni. Shpik gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo është një kampion i ndërtuar me shumë punë, por nuk është një gjeni”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here