Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do të paraqiten në ndeshjet e ardhshme.

Përfaqësuesja jonë fillimisht do të takohet me Danimarkën më 21 mars në një ndeshje miqësore në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pas vetëm katër ditëve, “Dardanët” në të po njëjtën stadium do të mirëpresin edhe kombëtaren bullgare, me të cilën do të luajë për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Për herë të parë pjesë është ftuar edhe Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Përfaqësueses U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori.

Gjithashtu janë rikthyer edhe Bersant Celina dhe Bernard Berisha, të cilët në ndeshjet e fundit nuk ishin ftuar prej trajnerit zviceran.

Ndryshe, grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here