Panucci publikon listën e Kombëtares, dy emra surprizë (FOTO)

Christian Panucci ka publikuar listën me lojtarët që ka ftuar për ndeshjet e radhës të kombëtares shqiptare.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka ftuar 24 lojtarë për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Shqipëria luan ndaj Turqisë më 22 mars në Loro Boriçi dhe Andorrës më 25 mars në Estadi Nacional.

FSHF-ja ka bërë të ditur se italianë do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e diele.

“Të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13.30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar, teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe kapitenin”, thotë FSHF.

Ndryshe, grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e diele në Kompleksin Tropikal, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00 në fushën sportive të Tropikal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here