Pogba dëshiron të qëndrojë në Old Trafford.

Francezi ka ndërruar mendim  që pas emërimit të Solskjaer.

Siç raporton The Sun, Pogba i ka thënë Solskjaerit se dëshiron të qëndrojë në Manchester United.

Tre muaj më parë raportohej se Pogba do të largohet nga Djajtë e Kuq në fund të sezonit, por që nga ardhja e Solskjaer gjërat kanë ndryshuar.

Pogba është rikthyer në formën e tij më të mirë nën drejtimin e suedezit dhe është i lumtur në Old Trafford.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here