Zyrtare: UEFA ndryshon shortin e Ligës së Kampionëve

Shorti i çerekfinaleve i së nesërmes të Ligës së Kampionëve në Nyon është gjithashtu edhe i fundit i këtij sezoni.

Vendimi i ri i UEFA-s do të zbatohet që nga dita e nesërme dhe skeleti i garës do të finalizohet, më saktësisht, shorti do të përcaktojë menjëherë çiftet e gjysmëfinaleve.

Deri më tani, shorti është hedhur edhe për çiftet gjysmëfinale, megjithatë, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka ndryshuar edhe këtë rregull.

Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool, Porto, Ajax, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Shorti i çerekfinales është tërësisht i hapur, që do të thotë se klubet nga të njëjtat vende mund të luajnë në mes vete. Gjithashtu mund të takohen edhe klubet që kanë qenë në të njëjtin grup, si rasti i Manchester Unitedit dhe Juventusit.

Kujtojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese pas një jave me 16 dhe 17. Gjysmëfinalet zhvillohen me 30 dhe 1 maj gjersa kthyeset më 7 dhe 8 maj.

Ndryshe, finalja zhvillohet me 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të skuadrës së Atletico Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here