E bujshme: Lojtari i kombëtares refuzon ftesën e Panuccit

Christian Panucci u përball me faktin se Egzon Binaku dhe Andi Lila nuk mund të luajnë me kombëtaren për shkak të problemeve fizike dhe janë larguar nga grumbullimi.

Për këtë ai është detyruar të ftojë lojtarë të tjerë, në mënyrë që të mos mbetet mangët me numër lojtarësh. 

Ermir Lenjani nuk mori ftesë në thirrjen e parë të trajnerit italian, por si duket largimi i Binakut e ka detyruar trajnerin Panucci të dërgojë ftesë tek anësori i Sion. 

Gjithsesi Lenjani nuk e ka pritur mirë mos thirrjen në ftesën e parë dhe tani që i ka shkuar ftesa si lojtar rezervë ai ka refuzuar të grumbullohet, për më tepër që ka theksuar se nuk do të kthehet në kombëtare sa të jetë trajneri italian në bankinë.

“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Sa herë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. 

Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. 

Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohemnga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. 

Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. 

Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. 

Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here