50 trajnerët më të mirë në histori

“France Football” ka përgatitur një listë me 50 trajnerët më të mirë në histori në rang klubesh. Lista është përgatitur duke llogaritur numrin e trofeve që ka fituar, personaliteti dhe influenca që ata kanë pasur ke trajnerët e mëvonshëm, po ashtu edhe jetëgjatësia në futboll si trajner.

Në krye të listës është Rinus Michels, i cili cilësohet si krijuesi i futbollit modern. Në mes të të 60-ve ai revolucionarizoi futbollin, teksa idetë e tij i ndoqën Johan Cruyff dhe Pep Guardiola.

Karrierën e filloi si futbollist te Ajax, aty ku më vonë u bë trajner dhe arriti të fitojë tre Kupa Europe vit pas viti dhe ishte ai që shpiku kurthin e pozicionit jashtë loje. Më vonë ai shkoi te Barcelona ku fitoi një kampionat dhe më pas u bë trajner i Holandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here