I vetmuar në morsën zikaltër, Piatek: S’do na ndalë një humbje, Champions-i objektivi kryesor

I vetmuar në morsën zikaltër që përbëhej nga De Vraj dhe Shkrinjar. Kështu mund të cilësohet paraqitja në derbi e Kristof Piontekut. Polaku përjetoi një natë për t’u harruar në “San Siro”, stadiumi që kohët e fundit ishte shndërruar në territorin e gjahut për numrin 19 kuqezi.

Duke u rikthyer te sfida e së dielës, 23-vjeçari preku topin vetëm 17 herë. Shifra bëhet edhe më e pakët, kur e krahason me thuajse 100 minutat në të cilat polaku u vërtit në fushën e blertë. Ai nuk u shërbye kurrë në kushte për të tentuar portën. Pikërisht këtu del në pah statistika e zero gjuajtjeve në kuadrat, teksa edhe ajo tentativë në drejtim te Handanoviçit, përfundoi bollshëm mbi traversë.

Nota e vetme pozitive e mbrëmjes së tij është e gjitha te kilometrat e përshkuara. Ai vërtetoi edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme fizike, teksa në fund të takimit kishte regjistruar 10633 metrat e përshkuara.

Tetë gola në dhjetë paraqitje kuqezi nuk janë sidoqoftë pak, me polakun që i duhet të shkundet, e të shkundë skuadrën që në fundjavën e ardhshme në Gjenovë ndaj Sampdorias. Në “Instagram”, Piontek shfaqet i karikuar dhe gati për të kthyer faqe, teksa në një postim të bërë dje shkruante: “Champions-i mbetet objektivi kryesor. Nuk do të na ndalë një humbje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here