Ibrahimovic thotë se Premierliga është e mbivlerësuar

Suedezi, në fund të karrierës kishte vendosur t’i bashkohej Manchester Unitedit, që për trajner kishte Jose Mourinho.

Tash sulmuesi i LA Galaxy, ka thënë se futbolli anglez ishte i fortë, intensivë, me ritëm të lartë po pak i mbivlerësuar.

“Ishte pikërisht ashtu siç e kam menduar”, ka deklaruar Ibrahimovic për ‘Mirror’, derisa fliste për futbollin anglez.

“Ishte shumë i fortë, ishte shumë intensivë, ritmi ishte shumë i lartë, ishte mirë, por cilësia e tij është paksa e mbi-vlerësuar”, ka deklaruar Ibrahmovic.

“Mbi-vlerësuar nga një pikëpamje teknike, por është një ritëm i lartë dhe intensiv, dhe nëse nuk mund t’i përballoni këto dy gjëra, nuk mund të mbijetoni”.

“Unë nuk pendohem që nuk kam luajtur më gjatë në Premierligë. Mendoj se çdo gjë që ndodh ka për qëllim të ndodhë.

“E vetmja gjë që imagjinohet është nëse do të ndodhte dhjetë vite më herët”.

“Do të ishte një histori tjetër, por më vjen keq për tifozët që nuk kam shkuar më herët, sepse do të kishin parë një “bishë” tjetër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here