Panucci: Lenjani ka treguar mungesë rrespekti ndaj Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka folur nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Turqisë.

Përkrah tij ka qenë kapiteni Elseid Hysaj. Numri një i stolit beson se ekipi i tij do të marrë maksimumin në takimin ndaj ekipit turk. Para konferencës janë ndaluar pyetjet në lidhje me portierin e dënuar Thomas Strakosha. “Djemtë kanë punuar shumë mirë, janë mirë, është një ambient i mirë. Kemi bërë atë që duhej bërë dhe mendoj se djemtë janë gati për këtë ndeshje. Deri më sot është gjithçka perfekte”, – tregon fillimisht ai.

Mungesa a golave – “Kthehet Sadiku, edhe pse nuk është në maksimumin e tij. Kemi lojtarë që shënojnë gola dhe jam i bindur se mjafton edhe vetëm një gol për të fituar ndeshjen, shpresojmë të mjaftojë. Ishte problem që nuk kemi shënuar, por me kthimin e Sadikut dhe Balajt, Grezdës, Uzunit e Abazajt, kemi cilësi dhe shpresoj që djemtë të shfrytëzojnë në maksimum mundësitë që kanë”.

Turqia – “Sa u përket sulmuesve të Turqisë, mendoj se kam mbrojtës të mirë, që luajnë në kampionate të rëndësishme dhe duhet të bëjnë një ndeshje të madhe për të ndalur Çalhanoglun, Jillmaz e Tosun, lojtarë të rëndësishëm. Kanë mundësinë të bëjnë mirë dhe i kam parë mirë djemtë gjatë kësaj jave”.

Lenjani – “E kam thirrur 6 herë nga 9 herë. Dy javë përpara nuk ka luajtur. Ai nuk ka treguar mungesë respektit ndaj Panuccit, apo Dukës, por ndaj Shqipërisë. Të them të drejtën nuk ia vlen të komentoj një letër që poston në Instagram, nuk ja vlen të komentoj, më bën të qesh. Më mbetet vetëm ta respektoj vendimin e tij përderisa nuk vjen deri sa të jem unë. Xhaka? Sa jam unë ai është sjellur shumë profesionist me ekipin tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here