Manchester United përgatitet për merkaton e verës, 6 yje në shënjestrën e Djajve të Kuq

Ole Gunnar Solskjaer është konfirmuar në stolin e Manchester United, duke firmosur kontratë 3-vjeçare me “Red Devils”, konfirmim i fituar me “dhunë”, falë një ecurie fantastike në kampionat e në Champions League, me 14 fitore në 19 ndeshje.

Këtë sezon synimi madhor është arritja e katërshes së parë në Premier League dhe një ecuri sa më e mirë në Champions, por sezonin e ardhshëm synimi i madh do të jetë titulli kampion, ndaj United ka në plan një revolucion në skuadër dhe sipas “Daily Mail”, 6 lojtarë të nivelit të lartë janë në listën e blerjeve, me një kosto totale prej 445 milionë eurosh! Në plan të parë: një mbrojtës i djathtë dhe një mesfushor.

Aaron Wan-Bissaka

Mbrojtësi i djathtë 21-vjeçar i Crystal Palace ka qenë fantastik këtë sezon, duke qenë mbrojtësi që ka fituar më shumë duele në 5 ligat kryesore europiane. Sipas Daily Mail, anglezi i talentuar kushton rreth 47 milionë euro.

Joao Cancelo

Portugezi 24-vjeçar është gjithashtu mbrojtës i djathtë, verën e shkuar Juventusi e bleu për 40 milionë euro nga Valencia dhe ka kontratë deri në 2023. Nëse Juve e shet, nuk e bën për më pak se 75 milionë euro.

Saul Niguez

Spanjolli 24-vjeçar është kandidati i dytë më i shtrenjtë në listë. Mesfushori ka kontratë deri në 2026 me Atletico Madrid dhe çmimi i tij shkon afër 100 milionë euro. Problem madhor është fakti se Manchester City është gjithashtu në garë dhe duket në avantazh.

Ivan Rakitic

Kroati 31-vjeçar me shumë gjasa do të largohet në verë, sepse Barça ka blerë Frenkie de Jong nga Ajax. Gjithsesi, klubi katalan ende nuk ka vendosur, aq më shumë që Rakitic ka kontratë deri në 2021. Vetëm një ofertë mbi 60 milionë euro e bind ta lëshojë nënkampionin e botës.

Marco Verratti

Italiani 26-vjeçar është një ndër yjet e PSG-së, njëkohësisht ndër më të paguarit te klubi francez. Vetëm një pagë goxha më e lartë do ta bindte të largohej nga Franca, por çmimi i tij shkon mbi 100 milionë euro.

Toni Kroos

Gjermani 29-vjeçar ka vite që është një ndër liderët e Real Madridit, por mund të shkonte tek United kohë më parë, pasi ka pasur bisedime që dështuan për detaje të vogla. Tani Reali nuk e konsideron të paprekshëm dhe United kërkon ta vendosë krah Paul Pogba, ndaj me thuajse 60 milionë euro transferimi do të kryhet pa probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here