City bën detyrën në transfertën me Fulham dhe merr kreun e Premier League (VIDEO)

Gjithçka e lehtë për Manchester City-in.

Kampionët në fuqi të Anglisë kanë marrë fitoren e shtatë radhazi në Premier League pasi kanë mundur 2-0 Fulhami-n në transfertë.

Skuadra e Pep Guardiola kryeson renditjen me 77 pikë, një më shumë se Liverpool-i i vendit të dytë, që do të presë nesër në shtëpi Tottenham-in.

 

 

Bernardo Silva ka zhbllokuar takimin pas pesë minutash dhe për herë të parë ka shënuar gol në tri ndeshje radhazi të luajtura me City-n në të gjitha kompeticionet.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 27-të dhe është shënuar nga Sergio Aguero, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Premier League me 19 realizime.

 

 

Fulham-i mban vendin e parafundit në renditje me 17 pikë dhe është bërë skuadra e parë në Premier League që pëson të paktën dy gola në 12 ndeshje radhazi të kampionatit që nga Newcastle në periudhën maj-tetor të 1977-ës (14 ndeshje).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here