575 milionë euro: Perez prezanton Bernabeu-n e ri (VIDEO)

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka lançuar publikisht fillimin e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, i cili është hapur më 14 dhjetor të vitit 1947. 

Kostoja e këtij projekti është 575 milionë euro dhe presidenti i “Los Blancos” bëri me dije se synon që në 30-35 vitet e ardhme këto shpenzime të kthehen në të ardhura në klub. Puna do të shtrihet në 3.5-4 vite, ndërsa stadiumi do të jetë tërësisht i mbuluar, me një çati që mund të hapet duke mbuluar të gjithë fushën për 15 minuta.

“ Ky është vendi ku madrilenët kanë gëzuar për 117 vite histori. Këtu kemi filluar të ëndërrojmë të bëjmë Realin klubin më të admirueshëm në botë. Ne kemi investuar 500 milionë euro që nga viti 2000, 269 milionë në ‘Bernabeu’ dhe 231 milionë në Valdebebas”, tha presidenti Perez në prezantimin e projektit.

*Në fillim të videos mund të shikoni evoluimin e stadiumit, në minutën 16:20 mund të shikoni projektin e ri!

Komoditeti për ndjekësit, zhvillimet arkitekturore dhe një burim i fuqishëm i të ardhurave janë sfidat e një projekti që i është dashur të tejkalojë pengesat e rëndësishme ligjore.

Javën e ardhshme do të nënshkruhet kontrata e subvencionimit të punimeve dhe punimet do të fillojnë në fund të këtij sezoni. Dy sheshe të mëdha, risia e madhe do të jetë çatia e dyfishtë e projektuar në mënyrë që çdo centimetër të jetë i mbuluar.

“Santiago Bernabeu” i ri do të bëhet gjithashtu një qendër komerciale për të kaluar kohën e lirë, një mjedis shfrytëzimi i të cilit do të shkojë përtej sportit.

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here