Gattuso merr lajmin e mirë para derbit me Juventusin

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, do të jetë i gatshëm që të përballet me Juventusin të shtunën, ndërsa Gianluigi Donnarumma do të kthehet pas dy jave.

Kessie fillimisht pritej që ta humbiste udhëtimin për në Torino pas një lëndimi në gju.

Por sot Sky Sport Italia shkuan se ai u stërvit me shokët e tij të skuadrës.

Si rezultat, mesfushori do të përfshihet në skuadrën e Rossonerëve për ndeshjen kundër Juventusit.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport shkruan se ka arsye për optimizëm, pasi Donnarumma do të kthehet më shpejtë se që është menduar.

18 prilli është data e rikthimit, sipas gjitha gjasave.

Megjithatë, portieri nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme të kundër Juventusit dhe Lazios.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here