Luftëtari nga Islanda nëntë ditë më parë kishte shokuar të gjithë me njoftimin për pensionimin nga artet marciale.
“Hej njerëz një njoftim i shpejtë, kam vendosur të pensionohem nga sporti si e quajnë sot “Arte Marciale Mikse”, kishte shkruar McGregor.
“U dëshirojë të gjithë kolegëve të mi të vjetër një garë të mirë. Unë do u bashkohem kolegëve të mi të vjetër në këtë aventurë, tashmë në pensionim”.
Por, pensionimi i tij tashmë i përket të shkuarës, pasi McGregor ka vendosur të rikthehet në Oktagon.
“Unë dua të lëvizë përpara, me tifozët e mi që janë të të gjitha besimeve dhe me prejardhje të ndryshme”, ka thënë McGregor.
“Të gjitha besimet na sfidojnë të jemi vetja jonë më e mirë. Është një botë dhe një për gjithë. Tani të shohim në Oktagon”.
Këto deklarata të McGregor dhe ky rikthim vjen pak kohë pas një ofendimi që i bëri gruas të Khabib Nurmagomedov.