PSG dënon përsëri Rabiotin për shkak të Instagramit

Një tjetër kapitull është regjistruar në “telenovelën” PSP-Rabiot.

Sipas “RMC Sport”, futbollistit francez është ndëshkuar me gjashtë ditë pezullim, pasi i dha “like” një videoje të postuar nga Evra për eliminimin e PSG ndaj Manchester United.

Mësohet se klubi kampion francez i dërgoi një letër lojtarit, në të cilin i bënte me dije dënimin: ”Ju jeni të detyruar të përmbushni detyrën e besnikërisë ndaj PSG. Eshtë e patolerueshme që ju keni dëmtuar kohezionin dhe qetësinë e ekipit, të cilit i përkisni”.

Rabiot e ka kaluar pothuajse të gjithë sezonin të pezulluar nga skuadra e parë, ngaqë ka refuzuar të rinovojë kontratën. Atij i përfundon marrëveshja me parizienët në qershor dhe del lojtari i lirë. Nisur nga ky fakt, klubet kryesore të Europës janë munduar të sigurojnë shërbimet e tij, por gjasat janë që të shkojë te Real Madridi, falë ndërmjetësimit të trajnerit Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here