Markez rrëzohet, Rins fiton për herë të parë

Piloti i Suzukit Alex Rins ka ardhur deri te fitorja e parë në MotoGp dhe i ka dhënë fund dominimit të Marc Marquez në çmimin e madh të Amerikës.

Spanjolli erdhi deri te fitorja e parë në karrierën e tij në Austin, pasiqë e tejkaloi Rossin 4 gjiro para fundit, ndërsa i treti u rendit Jack Miller.

Marquez i cili ishte i pamposhtur në Amerikë, nuk arriti deri te fitorja ps gabimit që bëri gjatë kohës kur ishte duke udhëhequr garën. Spanjolli u rrezua 12 gjiro para fundit, ndërsa piloti tjetër i Honda Jorge Lorenzo u tërhoq nga gara pas një defekti në motorin e tij.

Andrea Dovizioso u rradhit i 4 dhe tani udhëheq me 54 pik në renditjen e përgjithshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here