Barcelona tërhiqet nga gara për Jovic, zbulohen shkaqet

Barcelona është tërhequr nga gara për transferimin e  sulmuesit të Eintracht Frankfurt Luka Jovic, raporton Mundo Deportivo.

Vendimi është marrë nga kryesia e Barcelonës pas vëzhgimit të sulmuesit serb në 15 ndeshje.

Menaxheri gjeneral Pep Segura, sekretari teknik Eric Abidal dhe asistenti i tij Ramon Planes kanë monitoruar Jovicin në disa ndeshje.

Sa i përket aftësisë për të shënuar, nga stafi i Barcelonës nuk kanë asnjë dyshim për kualitetet që posedon Jovic. Sulmuesi serb ka shënuar 25 gola në 40 ndeshje këtë sezon. Gjithashtu sa i përket aftësive për të shënuar me të dy këmbët dhe me kokë Jovic i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Mirëpo problemi qëndron se Barcelona nuk po kërkon vetëm një golashënues vrastar, por edhe një lojtarë që do të kombinonte me lojtarët e tjerë të skuadrës, kur është larg golit.

Stafi i Barcelonës beson se Jovic nuk e posedon këtë kualitet primar. Gjithashtu stafi i Barcelonës dyshon se Jovic është një lojtarë që mund të luajë pasime të shkurta në hapsira të vogla, ashtu si Suarez. Katalanasit kanë vendosur që të tërhiqen nga gara për Jovic dhe do të orientohen kah ndonjë sulmues tjetër.

Në shënjestrën e Katalanasve për momentin është Antoine Griezmann, ndërsa Jovic pritet që të transferohet te Reali i Madridit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here