Ndryshim i madh në La Liga pas 2 dekadave!

Në Primeran spanjolle do të ketë një ndryshim nga sezoni i ardhshëm.

Pas dy dekadave, në kampionatin më të fortë europian nuk do të luhet me topa Nike.

Sponzor teknik i La Liga-s nga sezoni 2019/20 do të jetë Puma. Marrëveshja është zyrtarizuar, ndërsa bëhet fjalë për një kontratë tre vjeçare.

Sipas informacioneve Puma ka paguar 5 milionë euro për të arritur deri te marrëveshja.

Nike ishte sponzor teknik i La Ligas që nga viti 1996.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here