Zyrtare: De Jong përfshihet në skuadrën e Ajax kundër Juventus, agjenti i tij bën të ditur se ai do të luaj

Frenkie de Jong është përfshirë në skuadrën e Ajaxit për ndeshjen e dytë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Lojtari ishte detyruar të lë fushën para kohe në ndeshjen e fundit të skuadrës nga Amsterdami në ligen elitare në Holandë dhe kjo kishte shqetësuar tifozët.

Agjenti i De Jong, Ali Dursun në një intervistë për Telegraph deklaroi: “Jong është në gjendje të luajë. Ai do të udhëtojë drejt Torinos me skuadrën. Mendoj se ai do të luaj në ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit.”

Në listë mungon Nicolas Tagliafico për shkak të kartonëve, ndërsa më poshtë keni listën e plotë:

Onana, Lamprou, Varela; Kristensen, Veltman, De Ligt, Sinkgraven, Mazraoui, Magallan, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Tadic, Labyad, Schone, De Jong, Ziyech, De Wit; Neres, Huntelaar, Dolberg, Ekkelenkamp.

Kujtojmë se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here