Dortmund i kundërpërgjigjet Bayernit duke mposhtur Freiburgun me poker

Borussia Dortmund nuk dorëzohet për luftën për titull dhe ka fituar ndeshjen e javës së 30-të të Bundesliga-s ndaj Freiburg me rezultatin e pastër 4-0. 

Bayern Munich fitoi 1-0 me Werder Bremen ditën e shtunë dhe një ditë më pas pritej përgjigja e vendit të dytë.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 69 pikëve, një më pikë se kampionët në fuqi që janë në krye me 70 pikë.

Ishte Sancho ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12’ të takimit. Pas pushimit erdhën tre golat e tjerë me Gotze, Reus dhe Alcacer.

Një fitore e pastër e miqve të cilët duan të konkurrojnë deri në fund të sezonit për titullin kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here