Atletico Madrid mposht Valencian dhe mban gjallë garën për titull

Atletico Madrid ka marrë fitoren e tretë radhazi në La Liga pasi ka mundur 3-2 Valencia-n në shtëpi.

Morata (9′), Griezman (49′) dhe Correa (81′) kanë shënuar për skuadrën e Diego Simeone-s, ndërsa Gameiro (36′) dhe Parejo (77′, pen.) kanë realizuar për miqtë.

Kjo fitore i ka kthyer “Colchoneros” nëntë pikë larg Barcelona-s kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit. 

Katalanasit mund të kishin siguruar matematikisht titullin sot, në rast se Valencia do të kishte fituar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here