Juventus me një objektiv të ri për mbrojtjen, Biankonerët dëshirojnë yllin e Bayernit

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit po planifikon që të sjellë në Torino një mbrojtës të kalibrit botëror për të zgjidhur problemet që janë evidentuar këtë sezon.

Sipas “Tutto Sport”, objektivi i Juves është mbrojtësi 30-vjeçar i Bayern Mynih, Jerome Boateng.

Përvoja e tij si në Bundesligë ashtu dhe në arenën ndërkombëtare është e madhe. Një lojtar që do të ishte i përshtatshëm për Juven, në objektivin që bardhezinjtë kanë për të “pushtuar” Europën. Boateng fillimisht nuk ka qenë në krye të listës së shpenzimeve për mbrojtjen, por duket se përvoja e tij dhe dështimet për të sjellë në Torino objektiva të tjerë kanë bërë që mbrojtësi gjerman të dalë në “pole”.

Juventusi, përmes disa ndërmjetësve, ka marrë informacione për Boateng, kontrata e të cilit me Bayern Mynih skadon në vitin 2021. Ndërkohë që, vlera e kartonit të tij shkon në 30 milionë euro.

Duket se edhe Bayern nuk ka ndërmend të mbajë sezonin tjetër lojtarin kampion bote me Gjermaninë 5 vite më parë, pasi bavarezët kanë konfirmuar një revolucion të ekipit. Problem për Juven do të jetë konkurrenca e PSG-së, gjithashtu e interesuar për mbrojtësin ekspert.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here