Zidane nxjerr në shitje Courtois vetëm pas një viti

Zinedine Zidane mesa duket i ka idetë të qarta për Realin e Madridit të sezonit të ardhshëm.

Trajneri francez i cili u rikthye te Los Blancos pas eliminimit nga Champions League, i ka dhënë menjëherë besim portierit që e ndihmoi me pritjet e tij Realin në fitimin 3 UEFA Champions League rradhazi, Keylor Navas duke ulur në stol blerjen e bujshme të kësaj vere, belgun Thibaut Courtois.

Sipas mediave spanjolle Zidane ka marrë ok-in e drejtuesve që edhe sezonin e ardhshëm titullar të jetë kosta-rikani 32-vjeçar. Në këtë mënyrë për Courtois nuk ka më vend në Santiago Bernabeu dhe gardiani i kombëtares belge do të nxirret në shitje pas vetëm 1 sezoni. Ish portieri i Atleticos së Madridit dhe Chelsea-t duhet të kërkojë që tani një skuadër të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here