E bujshme, Milan dhe Napoli shkëmbejnë yjet e tyre

Milan dhe Napoli mund të bëhen protagonistë të një shkëmbimi lojtarësh gjatë merkatos së verës.

Sipas “Rai Sport”, janë kuqezinjtë ata që kanë propozuar shkëmbimin mes mesfushorit 22-vjeçar Frank Kessie me sulmuesin e Napolit, 27-vjeçarin Lorenzo Insigne.

Kohët e fundit është përfolur shpesh se Kessie do të largohet nga kuqezinjtë, që kryesisht kërkohet në Premier League. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë duket se nuk bën më pjesë në planet e klubit kuqezi, ndaj Milan kërkon ta përdorë në një shkëmbim.

Dhe lojtari që kuqezinjtë kanë pikëtuar është sulmuesi i Napolit dhe kombëtarez italiane, Lorenzo Insigne. Kjo ide ka ardhur pas polemikave të lindura ditët e fundit mes lojtarit dhe trajnerit Carlo Ancelotti, që e ka lënë në stol lojtarin.

Problem është diferenca e madhe e vlerës së dy lojtarëve. Insigne vlen rreth 75 milionë euro, ndërsa Kessie 35. Pra, diferenca është e madhe. Gjithsesi, kjo diferencë do të jepet “cash” nga klubi kuqezi, që synon një sulm të fuqishëm me Piatek dhe Insigne seoznin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here