Neymar shpërthen ndaj shokëve të skuadrës: Duhet të dëgjojnë më shumë sesa të flasin

Neymar da Silva Santos Junior - Neymar Jr (PSG) scored the second goal, celebration, Kylian Mbappe (PSG) during the French Championship Ligue 1 football match between Paris Saint-Germain and Olympique de Marseille on february 25, 2018 at Parc des Princes stadium in Paris, France - Photo Stephane Allaman / DPPI

Fillimisht, ish anëtari i Barcelonës kishte goditur një tifoz, në rrugën e tij për të marrë medaljen e argjendtë.

Kurse, në deklaratën e tij pas ndeshjes, Neymar nuk ka kursyer kritikat e tij për shokët e skuadrës së tij.

Braziliani ka thënë se ata duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak, në rast se duan të korrin suksese.

“Ne duhet të jemi më shumë si të rritur në dhomën e zhveshjes, duhet të jemi më të bashkuar” ka thënë Neymar.

“Unë shoh shumë lojtarë të rinj të cilëve u mungojnë veshët më shumë sesa goja” ka thënë tutje braziliani.

“Ata duhet të dëgjojnë më shumë sesa flasin. Ndonjëherë flasin ata me më shumë eksperiencë dhe ata përgjigjen. Trajneri flet, ata flasin. Kështu nuk mund të ecë skuadra” ka thënë ndër të tjerash ylli i PSG.

Neymar në këtë ndeshje luajti për herë të parë që nga muaji janar, pas një dëmtimi serioz në këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here