Zyrtare: Ndryshon formati i Superkupës së Spanjës, Reali kualifikohet falë Barcelonës

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm Superkupa e Spanjës nuk do të jetë thjeshtë një finale mes fituesit të Copa del Rey dhe fituesit të kampionatit.

Sipas formatit të ri të zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF), do të jenë katër skuadra që do të përballen në një raund gjysmëfinale të përcaktuar me short, më pas për të vijuar me finalen e madhe.

Kush merr pjesë? Dy skuadrat finaliste të Kupës, që në këtë rast është Barcelona dhe Valencia, si dhe dy skuadrat e para të renditjes në La Liga, që në këtë rast është sërish Barcelona dhe Atletico Madrid, duke qenë se Barcelona është e kualifikuar nga finalja e kupës, i hap rrugë vendit të tretë që ndodhet në kampionat, që i takon Real Madridit.

 

E njohur me emrin “Final Four”, gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet me 8 janar të vitit 2020, ndërsa gjysmëfinalja e dytë, një ditë më vonë.

Ndërkohë që finalja do jetë tre ditë më pas, me 12 janar. Do të jetë një mini-kompeticion që do të zhvillohet në harkun e 4 ditëve, para se të fillojë kampionati pas pushimeve të ndërrimit të viteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here