Lajme të mira për Liverpoolin, Firminho i gatshëm për Barcelonën

Sulmuesi i Liverpoolit Roberto Firminho është stërvitur sot me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës.

Braziliani për shkak të lëndimit nuk luajti në ndeshjen me Huddersfield dhe Klopp nuk ishte i sigurtë nëse Firminho do të jetë i gatshëm për Barcelonën.

Sot Liverpooli publikoi një video nga stërvitja e lojtarëve, ku shihej edhe Roberto Firminho.

Braziliani do të jetë në dispozicion të Klopp për përballjen e nesërme.

Firminho është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit dhe këtë sezon ka shënuar 4 gola në Ligën e Kampionëve.

 

.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here