Bombë nga Italia: Inter rrëmben Bakayokon nga Milani

Mediat italiane kanë lansuar një lajm bombastik dhe raportojnë se Interi dëshiron ta rrëmbejë Bakayokon nga rivalët e qytetit.

24-vjeçari luan te Milani si i huazuar nga Chelsea, ndërsa Rosonerët kanë opcionin për ta blerë kartonin e tij për 35 milionë euro.

Bakayoko luajti shkëlqyeshëm me fanellën e Milanit, por pas incidenteve dhe konfliktit të fundit me Gattuson, Rosonerët kanë vendosur që ta kthejnë atë te Chelsea.

Mediat italiane janë të sigurta se Milani nuk do ta blejë kartonin e Bakayokos dhe nga kjo situatë dëshiron të përfitojë Interi.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka kontaktuar agjentin e Bakayokos, Federico Pastorelo dhe ka filluar të punoj për transferimin e tij te Interi.

Interi pritet ti ofrojë Chelsea 5 milionë euro për huazimin e Bakayokos dhe 30 milionë euro në rast se vendosin ta blejnë kartonin e tij.

Bakayoko është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A këtë sezon dhe kjo do të ishte një goditje e rëndë për Milanin. Mirëpo gjithçka është në dorën e Rosonerëve, të cilët kanë të drejtë ta blejnë kartonin  në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here