Ekskluzive: Milani fillon bisedimet me pasuesin e Gattusos

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo ka vendosur kontaktet e para me ish trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja Calciomercato, e cila shkruan se Gattuso do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Di Francesco është parë në Milano mbrëmjen e së hënës. Italiani ka ngrënë në një restoran të njohur të Milanos La Bis Bistecca dhe është pyetur nga disa tifoz të pranishëm të Milanit për të ardhmen e tij. Mirëpo Di Francesco i është përgjigjur se nuk është momenti i duhur për të folur rreth së ardhmes së tij.

Mirëpo Calciomercato, zbulon se Leonardo është takuar javën e kaluar me Di Francescon.

Ish trajneri i Romës është njëri nga kandidatët në listën e Leonardos për stolin e Milanit dhe mbetet ta shohim se kush do ta marrë drejtimin e Rosonerëve sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here