Bayern Munich, sipas gazetarit Fabrizio Romano të “The Guardian”, i ka ofruar 80 milionë euro Manchester City-t për Leroy Sane.
Prej ditësh flitet për një transferim të 23-vjeçarit te bavarezët këtë verë dhe duket se Pep Guardiola ka dhënë miratimin e tij.
Bayern Münich have made the first bid to Man City for Leroy Sané: €80M and talks have started, now waiting for Citizens answer ???#MCFC #transfers #bayern #mancity leroysane19
Il Manchester City ha ricevuto la… https://t.co/UUP3zoiyLI— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 24, 2019
Gjithsesi, ky do të jetë vetëm hapi i parë i një operacioni që pritet të zgjatë disa javë, madje edhe muaj para se të mbyllet. Bayern është në kërkim të një sulmuesi krahu pas largimeve të Arjen Robben dhe Franck Ribery.
Kampionët e Gjermanisë kanë vendosur një rekord për klubin me 80 milionë eurot e shpenzuara për të siguruar Lucas Hernandez, por duket se ky rekord do të thyhet shumë shpejt. Ndërkohë, është bërë e ditur edhe se Bayern i ka ofruar lojtarit një kontratë 5-vjeçare me 10 milionë euro në sezon.
#BayernMunchen have offered a contract until 2024 (€10M at year) to Leroy #Sanè. Contacts ongoing to finalize the deal with #ManchesterCity for €80M. #transfers #MCFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 24, 2019