Interi kërkon transferimin e Pellegrinit, por Roma ka një kusht

Inter kërkon që të përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe ndër emrat e mëdhenj që përmend për interesim nga zikaltrit, ka edhe nga ata që gjenden në Itali.

Jo vetëm Modric e Rakitic, më realistë zikaltrit janë kur mendojnë të afrojnë Lorenzo Pellegrini nga Roma, i cili ka klauzolë largimi 30 milionë euro. Qendërmesfushori ka kontratë me klubin kryeqytetas deri në vitin 2022 dhe nuk e lëshojnë për ndonjë shifër të ulët.

Gjithsesi tek Roma po mendojnë një tjetër zgjidhje sipas “La Gazzetta dello Sport”. Duke qenë në emergjencë për portierë kanë kërkuar që të marrin kartonin e Ionut Radu, portierit 21 vjeçar të Interit, i huazuar tek Genoa këtë sezon.

Rumuni ka zhvilluar një sezon fantastik, duke qenë titullar i padiskutueshëm dhe tek Roma duan të përsërisin të njëjtën skemë që përdorën për të marrë Nicola Zaniolo, në shkëmbimin me Nainggolan.

Vlera e kartonit të Radu ka shkuar në 12 milionë euro dhe Inter mund ta përdorë për të ulur shifrat e shpenzuara për blerjen e Pellegrinit, por kjo mund të jetë një “harakiri” numër dy për zikaltrit, pas shpërthimit që Zaniolo pati në sezonin e parë me Romën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here